Aktualitet

Grabitja e thertores në Lushnje, policia njoftim zyrtar: Kasaforta është gjetur brenda furgonit të braktisur! Shoqërohen dy persona

Policia sqaron se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur efektivëve, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga për tu gjetur më vonë i braktisur. 

31 Mars 2025, 10:54 Nga B.Z
Grabitja e thertores në Lushnje, policia njoftim zyrtar: Kasaforta
Pamje nga grabitja

LUSHNJE - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar në Lushnje, ku një thortore është grabitur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. 

Policia bën me dije se hajdutët kanë marrë kasafortën e biznesit dhe një mjet tip furgon. Policia sqaron se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur efektivëve, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga për tu gjetur më vonë i braktisur. 

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur, ndërkohë që këta të fundit janë arratisur në drejtim të paditur. 

Sakaq lidhur me rastin janë shoqëruar në komisariat dy persona që dyshohet të ketë dijeni mbi ngjarjen. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

grabitje ne lushnje

Sondazh

Poll