Politike

Programi ‘Made in Albania’/ Berisha: Do krijohen 4 zona të lira ekonomike! Do punojmë për dixhitalizimin e të gjitha bizneseve

. Berisha thotë se qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele.

31 Mars 2025, 12:54 Nga B.Z
Programi ‘Made in Albania’/ Berisha: Do krijohen 4 zona të lira
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së, "Made in Albania" u shpreh se nëse kjo forcë politike vjen në pushtet do të krijohen 4 zona të lira ekonomike. 

Berisha tha se do të ketë një bashkëpunim të qeverisë me biznesin për dixhitalizimin e këtyre të fundit. Berisha thotë se qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele.

Berisha shton se kompanitë Made in Albania do jenë përfitueset e para nga financimi buxhetor i proceseve të dixhitalizimit.

Pjesë nga fjala e Berishës

Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit në standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore.
Asgjë nuk mund të vijë, se pastaj do vërshonin miliarda para të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët, do ktheheshin këtu në zona industriale.
Qeveria do bashkëpunojë ngushtë me biznesin për dixhitalizimin e të gjitha bizneseve.
Qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele.
Startup-et dhe inovacioni do njohin një mbështetje të fuqishme nga banka e zhvillimit.
Kompanitë Made in Albania do jenë përfitueset e para nga financimi buxhetor i proceseve të dixhitalizimit.
Pra, programi ekonomik Made in Albania i Shqipërisë Madhështore, është pa mëdyshje programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë në Shqipëri në raport me lirinë ekonomike, në raport me konkurrencën dhe barazinë e garës, në raport me klimën miqësore për investitorët dhe investimet, në raport me tërheqjen e investimeve të huaja, në raport me nxitjen e eksporteve.

sali

Sondazh

Poll