Sport

VIDEO/ Napoli nuk gabon dhe i përgjigjet Interit. Politano-Lukaku rrëzojnë Milanin KO

Serie A, Napoli-Milan 2-1: Politano-Lukaku, përgjigje e menjëhershme për Interin Jovic rindez shpresat e kuqezinjve, por Azzurri fiton dhe i përgjigjet Interit

30 Mars 2025, 23:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Napoli nuk gabon dhe i përgjigjet Interit. Politano-Lukaku

ITALI - Në ndeshjen e fundit të xhiros së 30-të të Serisë A, Napoli mposhti 2-1 Milanin  dhe menjëherë iu kundërpërgjigj Interit, duke mbetur në rrymën e garës së Scudettos.

Në Maradona, njerëzit e Antonio Contes i bënë të qarta gjërat menjëherë dhe, menjëherë kaluan në epërsi pas vetëm 62 sekondash. Politano (2'), përfitoi nga përgjumja mbrojtëse e kuqezinjve për t'i dhënë avantazhin Azzurrëve, të cilët më pas dyfishuan epërsinë me Lukakun (19').

Në pjesën e dytë, Milani pati mundësinë të mbyllte diferencën në minutën e 69-të me penallti, por Gimenez u hipnotizua nga Meret, i cili bllokoi goditjen nga njëmbëdhjetë metra.

Më pas ishte Jovic (84') ai që ringjalli shpresat e kuqezinjve. Një sukses që i mban Azzurrit në -3 nga Interi dhe i lejon ata të sigurojnë vendin e dytë në +6 ndaj Atalantës. Milani, i nënti, e sheh zonën evropiane gjithnjë e më të largët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll