Sport

Ajo që përflitej ndodhi… Skënderbeu mund 4-1 Dinamon, Nasr shënon “hat trick”...

Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të 10-të dhe ngjiten në të 7-in me 33 pikë, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë me 54 pikë.

30 Mars 2025, 22:58 Nga DOSJA
Ajo që përflitej ndodhi… Skënderbeu mund 4-1 Dinamon, Nasr

KORÇE - Për shumë e shumë arsye, përflitej se Skënderbeu do të fitonte me Dinamon, e cila kishte zbritur në Korçë me një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj… ashtu siç kishte bërë skuadra korçare në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Në këto kushte, Skënderbeu e pati të lehtë të arrinte një fitore të madhe në pjesën e dytë, duke e mposhtur 4-1 Dinamo City, në javën e 32-të të Superiores.

“Heroi” i kësaj sfide ishte Nasr (61′, 69′, 80′), i cili realizoi një “hat trick”, ndërsa golin që përmbysi për vendasit e shënoi Nikaj (55’), i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Bismark.

Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku në minutën e 9-të. Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të 10-të dhe ngjiten në të 7-in me 33 pikë, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë me 54 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll