Sport

Vllaznia nuk di të fitojë pa kapitenin Balaj, kuqeblutë ndalet nga Teuta në Shkodër...

Vllaznia me 52 pikë pozicionohet e treta, ndërsa Teuta me 34 pikë zë vendin e gjashtë.

30 Mars 2025, 23:11 Nga DOSJA
Vllaznia nuk di të fitojë pa kapitenin Balaj, kuqeblutë ndalet

SHKODER - Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida në “Loro Boriçi” u mbyll pa gola dhe me një rast të diskutueshëm.  

Episodi kulminant i ndeshjes ishte ai me Delajn në pjesën e dytë, që i vetëm përballë portierit nuk ia doli të shënojë.

Fillimisht gjyqtari Ferataj akordoi faull dhe karton të kuq për portierin Vata, që sipas tij e ndali në mënyrë të parregullt sulmuesin shkodran. Por pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshua. Rasti në fjalë u konsiderua simulim i Delajt.

Ndeshja përgjithësisht ishte me temp të ulët dhe pa emocione. Vllaznia me 52 pikë pozicionohet e treta, ndërsa Teuta me 34 pikë zë vendin e gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll