Sport

Është bërë viral reagimi i nënës së Mbappes

Fayza Lamari ishte dëshmitare e fitores së Real Madridit ndaj Leganés në Bernabéu.

30 Mars 2025, 12:30 Nga DOSJA

Është bërë viral reagimi i nënës së Mbappes

SPANJE - Mbappé ishte ylli i fitores 3-2 të Real Madrid ndaj Leganés në ndeshjen e luajtur në Bernabéu. Sulmuesi francez shënoi dy nga tre golat e bardhezinjve. I pari, me një penallti, të cilën e realizoi si Panenka, dhe i dyti, një goditje dënimi, që çoi në golin e fitores për bardhezinjtë.

Goli i tretë i Real Madridit dhe i dyti i Mbappes u festuan me bujë të madhe në Bernabeu, megjithëse një person e festoi me stil: nëna e Mbappes!

Fayza Lamari, nëna e sulmuesit francez, nuk ka ngurruar të ngrihet nga vendi dhe të festojë golin e djalit të saj. Një imazh që menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll