Sport

Vjen 'Jo'-ja e parë për kombëtaren e Brazilit...

Trajneri i Flamengos, Filipe Luis, një nga favoritët, ka refuzuar të bëhet trajner i kombëtares së Brazilit: “Kam një kontratë këtu”.

30 Mars 2025, 14:00 Nga DOSJA

Vjen 'Jo'-ja e parë për kombëtaren e Brazilit...

BRAZIL - Carlo Ancelotti dhe Filipe Luis shfaqen në garë si dy kandidatët kryesorë për të marrë postin e trajnerit të Brazilit, pasi Doríval Junior u shkarkua pak ditë më parë pas humbjes 4-1 kundër Argjentinës. Megjithatë, njëri prej tyre i ka thënë tashmë “Jo” mundësisë për të drejtuar Seleçaon, duke pretenduar se ka një kontratë aktuale me skuadrën e tij. 

Ky është Filipe Luis, i cili vetëm pak orë më parë, pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij ndaj Independientes në hapjen e kampionatit brazilian, doli jashtë garës. Ancelotti dhe Jorge Jesus janë ende aty. Edhe pse duket se ëndrra është Pep Guardiola, i cili rinovoi kontratën dhe prishi çdo shpresë në Brazil. 

"Java ime ka qenë e fokusuar në përgatitjen për ndeshjen kundër Interit. Absolutisht duke studiuar, analizuar, stërvitur... E pashë lojën e kombëtares dhe më erdhi shumë keq për Dorivalin, i cili është një mik i madh. Kam shumë respekt për të dhe ai më ndihmoi shumë. I uroj suksese dhe shpresoj që së shpejti të përballemi me njëri-tjetrin në fushë”, u shpreh ish-mbrojtësi i Atletico Madridit.

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll