Sport

Trajneri Gega e nis mbarë me Partizanin, fitorja e të “kuqve” fut në krizë Laçin...

Falë këtij triumfi Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën

30 Mars 2025, 22:36 Nga DOSJA
Trajneri Gega e nis mbarë me Partizanin, fitorja e të

TIRANE - Rikthimi i Skënder Gegës në stolin e Partizanit, pas gjashtë sezonesh, i dha një tjetër peshë takimit me Laçin, i vlefshëm për javën e 32-të.

Në stadiumin “Arena e Demave” ndeshja ishte mjaft e luftuar, pasi të dy skuadrave u duhej vetëm fitorja. Partizani për të nisur një kurs të ri me trajnerin e njohur, ndërsa Laçi për të mbajtur larg hijet e Kategorisë së Parë.

“Heroi” i ndeshjes ishte Eleke (40’), i cili shënoi me fat, pasi pas një karamboli e dërgoi topin në portë, teksa ushtroi presion mbi portierin, i cili largoi keq topin.

Falë këtij triumfi Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën. Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll