Politike

“S’bëhet politikë me ushqimin", ministrja Denaj për filetot me salmonelë: Kemi reaguar, çështjen e kemi çuar para institucioneve!

Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.

30 Mars 2025, 15:14 Nga N.F
“S’bëhet politikë me ushqimin", ministrja Denaj
Anila Denaj

ATHINË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur për mediat në lidhje me skandalin e përmbajtjes së salmonelës në filetot e pulës të importuara nga Brazili. Denaj para takimi të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, u prononcua për Euronews Albania në lidhje më këtë skandal i cili ka shqetësuar mbarë vendin.

Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore. Denaj theksoi ka pasur reagim por gjithashtu shtoi se e kanë çuar çështjen përpara institucioneve. Sipas saj kjo çështje nuk duhet të politizohet pasi është një krim ekonomik dhe është policia që duhet të japin gjykimin përkatës.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.

Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,” deklaroi Denaj.

Një sasi prej 27 ton fileto pule e importuar nga Brazili, me prani të bakterit salmonela u fut në tregun shqiptar nga kompania "Dimal Inc". Bëhet me dije se mishi i pulës ishte i infektuar me bakterin e njohur si "Salmonella Typhimurium".

Sipas të dhënve të OBSH-së, "Typhi" është një patogjen kryesor enterik që infekton si njerëzit ashtu edhe kafshët. Infeksioni fillon me gëlltitjen e ushqimit të kontaminuar në mënyrë që salmonelat të arrijnë në epitelin e zorrëve dhe të shkaktojnë sëmundje gastrointestinale. 

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku dhe kapsllëk ose diarre. Disa pacientë mund të kenë skuqje apo dhe krruajtje dhe ethe. Sipas vlerësimeve të vitit 2019, ka 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke rezultuar në rreth 110 000 vdekje në vit.

anila denaj skandali me salmonelat ne filetot e pulave

Sondazh

Poll