Politike

Ekipi i Chris LaCivita vjen javën e ardhshme në Shqipëri, Mediu: Strategu i fushatës elektorale do të jetë krah opozitës deri në fitoren e 11 majit

Mediu ka ndarë një foto edhe me profesorin Edward Joseph, të cilin e ka cilësuar si një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Uashington.

30 Mars 2025, 13:34 Nga r.ll
Ekipi i Chris LaCivita vjen javën e ardhshme në Shqipëri, Mediu:
mediu, lacivita, griffin

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, drejtuesin e fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.  Sipas një postimi që Mediu ka ndarë në Facebook, në takim ka qenë i pranishëm edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.

Kreu i PR bën me dije se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri në krah të opozitës deri më 11 maj. Mediu ka ndarë një foto edhe me profesorin Edward Joseph, të cilin e ka cilësuar si një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Uashington.

"Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj. Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC", thuhet në postimin e Mediut. 

fatmir mediu chris lacivita phil griffin

Sondazh

Poll