Bota

Shtyp gabimisht telekomandën, 55-vjeçari pret këmbën, teksa ishte duke punuar në kompani

15 Janar 2020, 16:54 Nga DOSJA
Shtyp gabimisht telekomandën, 55-vjeçari pret këmbën,

MALISHEVË- Një 55-vjeçar nga fshati Shkarashnik i Malishevës është aksidentuar në vendin e punës. Një gabim gjatë punës, i kushtoi me prerjen e këmbës 55-vjeçarit i cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës, ku 55-vjeçari S. Th., punonjës i kompanisë për bartjen e mbeturinave, nga pakujdesia bëri një gabim, i cili mund t’i kushtonte me jetë.

Në momentin kritik, ai kishte shtypur gabimisht telekomandën, e cila shërben për kapjen e konteinerëve, teksa ishte duke kryer punën e tij në fshatin Berishë të Malishevës. Konteineri e kishte mbështetur atë për kamionin e mbeturinave, ku si pasojë ai kishte prerë shputën e këmbës.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për Gazetën Express se i tërë rasti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së 55-vjeçarit.“Punëtori nga pakujdesia ka shtypur telekomandën, me ç’rast kontejneri e ka mbështetur për kamioni, duke i shkaktuar prerje dhe dëmtim të këmbës”, ka deklaruar Graishta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni malisheve punetori pret kemben shtypja e telekomandes malisheve punetori pret kemben shtypja e telekomandes

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 12:52

INDI– Në Indi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku foshnja e porsalindur është sulmuar rëndë nga një qen endacak dhe ka humbur jetën.Mediat e huaja shkruajnë se p...

Bota 15 Janar 2020, 11:25

KOSOVË– Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila sipas liderit të kësaj partie do të jetë edhe ministrja e ardhshme e Drejtësisë ka publikuar emra...