Politike

"Mbyll Tik Tok-un, por promovon këngë që përmbajnë dhunë", Shabani për replikat Rama-Basha në rrjet: 11 maji nuk është festival!

Shabani tha se 11 maji nuk është festival që të zgjidhet kush ka më shumë fantazi, por do të zgjidhen ata që do të qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm.

29 Mars 2025, 19:49 Nga r.ll
"Mbyll Tik Tok-un, por promovon këngë që përmbajnë
endri shabani

TIRANË- Kryetari i “Nismës Thurje” Endri Shabani, ka folur sot edhe në lidhje me “ngacmimet” që ndodhin mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës me anë të videove që shpërndahen në rrjetet sociale prej tyre.

Shabani u shpreh në emisionin “Kjo Javë” në News24, se 11 maji nuk është festival që të zgjidhet kush ka më shumë fantazi, por do të zgjidhen ata që do të qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm. Shabani u shpreh gjithashtu se Rama mbyll aplikacionin Tik Tok me arsyetimin se shpërndan dhe nxit dhunën, por nga ana tjetër në videot me Bashën shpërndan këngë të cilat e promovojnë një gjë të tillë.

“Për ngacmimet midis Ramës dhe Bashës mendoj se si gjë është e dëmshme sepse kryeministri sapo  e mbylli Tik-Tokun sepse mendonte se rrjeti social po dëmtonte fëmijët dhe ndërkohë po promovon këngë të cilat  përmbajnë tekste të dhunshme. A nuk ju duket se kjo është prova më e qartë se të dy nuk kanë program? Sepse ndeshja në 11 maj do të jetë kush e qeveris më mirë Shqipërinë, dhe jo se kush ka më shumë fantazi, sepse nuk është festival. Rama përfiton më shumë sepse tërheq vëmendjen”, tha ai.

endri shabani zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll