29 Mars 2025, 19:25
Nga r.ll
endri shabani
TIRANË- Kryetari i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit dhe fushatën elektorale. Shabani shpreh se më 11 maj disa nga “të vjetrit” do të largohen nga politika me anë të votës dhe disa të tjerë do të ikin “me pranga”.
“Çdo zgjedhje ka emocionin e fushatës, por unë e shoh nga këndvështrimi historik. Unë kam parë të njëjtën klimë ka qenë në vitet ‘90 kur po mbaronte cikli i regjimit dhe po fillonte një cikël i ri. Në ato kohë kam qenë 5 vjeç, por mbaja mend se çfarë më kanë thënë prindërit e mi. Në këtë moment po ndodhin ndryshime, po ndodh një tranzicion, një rotacion brezash politik i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite të cilët duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri. Por disa do të ikin me pranga, disa me vota në datën 11 maj. Pra po mbaron një cikël politik dhe po fillon një tjetër dhe kjo gjë sjell emocione tek njerëzit që duan të vazhdojnë të jetojnë këtu”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24.
Shabani ka vënë theksin në problematikat sociale që ka krijuar largimi i të rinjve nga vendi. Ai tha se që nga rënia e demokracisë Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse sipas tij Shqipëria është në këtë gjendje dhe që vijojnë të pasurohen në kurriz të kombit.
“Ne jemi regjistruar për herë të parë si parti politike në janar të vitit 2021, dhe morëm pjesë në zgjedhje pas 4 muajsh. Unë shikoj që ka një ndryshim edhe ne si “Nisma Thurje”, por edhe Shqipëria. Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 2021, dhe në 4 vite ka ndodhur shumë gjëra. Tani prevalon nevoja ekstreme për ndryshim dhe kudo që unë shkoj dhe flas me njerëzit janë dy gjëra që mblidhen në dy elemente: e para është nevoja urgjente për ndryshim dhe e dyta fakti që shumica e të rinjve nuk e shikojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të jetojnë vetëm pa prindërit të cilët shumicës prej tyre nuk kanë asnjë person që të kujdesen për ta.
Rreth 600,000 mijë pensionistët i shikojnë fëmijët e tyre nëpërmjet ekranit të laptopit sepse nuk i kanë ato pranë dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm kudo në lagje, taksi etj dhe ne duam të adresojmë këtë gjë, dhe të rinjtë që do të futen në Parlament të mund të japin një model të rinjve të tjerë që Shqipëria mund të bëhet dhe t’i japim edhe një shans e mos ta gjejmë zgjedhjen vetëm duke ikur. Dhe e dyta, edhe ato që janë larguar të kenë mundësi të kthehen pranë prindërve të tyre.
Unë shikoj njerëz që duan shpresë, shikoj të rinjtë që nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, por janë të detyruar. Shikoj prindërit që duan që fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi dhe të jenë pranë tyre dhe ato e kuptojnë arsyen se pse kjo gjë ndodh.
Gjatë 34-35 viteve Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse Shqipëria është në këtë gjendje, dhe ne jemi këtu për të parë luksin e tyre dhe që ata vazhdojnë edhe pasurohen me vilat e tyre në kurriz të fatit të këtij kombi dhe kjo është nevoja për ndryshim. Ne kemi një program, një manifest politik dhe 6 paketa të cilat duam që t’i dërgojmë në parlament por kjo gjë është dytësore, e rëndësishme që njerëzit të votojnë për ne në mënyrë që të hakmerren ndaj kësaj klase politike”, tha Shabani.
endri shabani zgjedhjet e 11 majit
Politike
29 Mars 2025, 18:58
B.Z
Ina Zhupa
SARANDAË - Drejtuesja Politike e rrethit Sarandë Ina Zhupa, ishte këtë të shtunë në Sarandë, ku hapi fush...
Politike
29 Mars 2025, 19:00
r.ll
KOSOVË- Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, ka ...
Politike
29 Mars 2025, 18:26
B.Z
Edi Rama
GREQI - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë ...
Politike
29 Mars 2025, 18:16
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në takimin me shqiptarët në Kretë se pas një viti në këtë is...
Politike
29 Mars 2025, 18:09
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në Kretë tha se integrimin e Shqipërisë së BE nuk e ...
Politike
29 Mars 2025, 18:07
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë n...
Politike
29 Mars 2025, 17:55
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste për të bë...
Politike
29 Mars 2025, 17:49
B.Z
Edi rama
GREQI - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të shtune një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë...
Politike
29 Mars 2025, 17:47
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëmnë Kretë, tha se nga 246 mijë shqiptarët të regjistruar p&e...
Politike
29 Mars 2025, 17:40
r.ll
edi rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë. Rama e ka konsideruar këtë ishul...