Politike

Rama në Kretë: Kthehuni në Shqipëri dhe investoni në tokat në fshat, 500 aplikantët e parë pa taksa për 10 vite

Me dijet e marra jashtë vendit, Rama tha se shqiptarët mund të vijnë në Shqipëri dhe shtëpinë e gjyshit ta kthejnë në agroturizëm.

29 Mars 2025, 18:07 Nga r.ll
Rama në Kretë: Kthehuni në Shqipëri dhe investoni në
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në tokat e tyre në fshat. Me dijet e marra jashtë vendit, Rama tha se shqiptarët mund të vijnë në Shqipëri dhe shtëpinë e gjyshit ta kthejnë në agroturizëm. Gjithashtu tha se 500 aplikantët e parë nuk do të paguajnë asnjë taksë. 

Rama: Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo në vende të tjera, që kanë një tokë në fshat, shtëpi të rrënuar të gjyshit, apo të afërm, ku mund të bëhet një investim. Kemi kaluar në parlament, për emigrantët, që çdokush që zotëron një tokë, për të cilën nuk e ka akoma dokumentin e pronësisë, por ka dëshmitarë në fshat që është toka e të parëve të tij, mund të marrë vërtetim e të marrë leje për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në agroturizëm,apo për të investuar atje, për blegotori, agropërpuni, gjëra që ju i nbëni këtu dhe për të cilat keni eksperiencë të jashtëzakonshme. Ju keni shumë eksperiencë, keni shumë dije, keni parë shumë. Për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite, pa taksë, pas TVSH, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit.

edi rama ne krete 29 mars 2025

Sondazh

Poll