Politike

Rama me emigrantët në Kretë: Me marrjen e pasaportës shqiptare të BE, shteti grek iu njeh punën e bërë këtu për pensionin

Rama tha se me marrjen e kësaj pasaporte nuk do të jetë e nevojshme të presin 15 vjet për dokumentat greke.

29 Mars 2025, 17:55 Nga r.ll
Rama me emigrantët në Kretë: Me marrjen e pasaportës
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste për të bërë të mundur marrjen e pasaportës shqiptare europiane. Rama tha se me marrjen e kësaj pasaporte nuk do të jetë e nevojshme të presin 15 vjet për dokumentat greke.

Sipas tij me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarëve në Greqi iu njihen vitet e punës për pensionin. Gjithashtu shtoi se do të kenë të drejta të barabarta me çdo qytetar të shteteve europiane.

"Një tjetër pyetje që pret të marrë përgjigje nga ju është për dokumentat për të qenë të barabartë pa asnjë dallim në këtë shtet. Sot kemi mundësinë që ndërkohë që po ndërtojmë marrëdhënie pozitive me fqinjët tanë, mos të presim deri kur do të përfundojë marrëveshja për pensionet. Por në 11 maj të votojmë aty ku gjendet forca e duhur në kohën dhe vendin e duhur. Të marrim pashaportën që mund tju duhen 10 ose 15 vjet ta merrni nga Greqia. Pashaporta shqiptare e BE është njësoj si ajo greke e BE. Me këtë pashaportë ju mund të qëndroni dhe punoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje. Shteti këtu ju njeh punën që keni bërë këtu sapo të merrni pashaporten e BE. Ju do të jeni qytetarë të barabartë më spanjollët, francezët dhe grekët në çdo aspekt. Bëheni subjekt i shërbimeve që çdo vend europian i jep shtetasve të vet.", tha Rama.

edi rama ne krete 29 mars 2025

Sondazh

Poll