Politike

"Braktisni bufin dhe kënetën"/ Rama thirrje emigrantëve: Më 11 Maj të vishen të gjithë kuq e zi

Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, proces të cilin opozita e ka cilësuar si të vonuar, Rama tha se negociatat janë hapur vjet ndaj procesi vonon. Rama u bëri më tej thirrje emigrantëve që të braktisin opozitën dhe më 11 Maj të vishen kuq e zi dhe të votojnë.

29 Mars 2025, 18:26 Nga B.Z
"Braktisni bufin dhe kënetën"/ Rama thirrje
Edi Rama

GREQI - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij për të pranishmit nuk i kurseu ironitë edhe ndaj opozitës. 

Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, proces të cilin opozita e ka cilësuar si të vonuar, Rama tha se negociatat janë hapur vjet ndaj procesi vonon. Rama u bëri më tej thirrje emigrantëve që të braktisin opozitën dhe më 11 Maj të vishen kuq e zi dhe të votojnë.

"Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia mali i Zi Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj",- tha Rama.

edi rama zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll