Politike

"Integrimin në BE nuk e bën dot bufi dhe partitë e reja", Rama: Mësimi i gjuhës shqipe këtu do të vijojë me mësues dhe me një aplikacion që do ta tregojmë në vijim

Ai tha se Partia Socialiste iu ka dhënë shqiptarëve në çdo qark skuadrën e partisë më të re dhe më të vjetër. 

29 Mars 2025, 18:09 Nga r.ll
"Integrimin në BE nuk e bën dot bufi dhe partitë e
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në Kretë tha se integrimin e Shqipërisë së BE nuk e bën dot as kryedemokrati Sali Berisha së cilit i referohet "bufi" dhe as partitë e reja. Këta të fundit në listat e kandidatëve kanë vendosur familjarët se nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ndërkohë ai tha se Partia Socialiste iu ka dhënë shqiptarëve në çdo qark skuadrën e partisë më të re dhe më të vjetë. 

"Këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës. Bufi i kënetës thotë se unë jam i mençur dhe i bukur si Athinaja. Duke i iu referuar bufit të vogël, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë. Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër.", tha Rama. 

Po ashtu gjatë fjalës së tij, ai ka njoftuar se 8 mësues nga 50 që janë caktuar në Greqi për t'u mësuar shqip fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, do të jenë në Kretë. Rama njoftoi dhe lançimin e një aplikacioni që sipas tij do ta bëjë më të lehtë mësimin e gjuhës shqipe për ata që jetojnë jashtë.

"Ne kemi nisur një program për mësimin e shqipes dhe kemi vendosur në dispozicion 50 mësues, nga të cilët 8 janë këtu në Kretë. Nga këtu dua të them se qëllimi ynë është që lidhja me gjeneratën e fëmijëve është për shumë më tepër se kaq. Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet qoftë drejtpërdrejt këtu, ose me një aplikacion që thuajse është gati dhe është një aplikacion që gjithkush mund ta fusë në telefonin e vet, që të mësojë gjuhën në formë shumë tërheqëse. Ne duam që fëmijët jashtë Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan, por ama çdo herë që të dëgjojnë shqip, të dinë jo vetëm se çfarë thuhet, por dhe çfarë thonë.", u shpreh kryeministri. 

edi rama ne krete 29 mars 2025

Sondazh

Poll