Politike

"Arvanitasit bënë histori si mbrojtësit e Kretës", Rama: Sot jemi sërish këtu për të shkruar historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa

Rama e ka konsideruar këtë ishull me rëndësi për të gjithë Evropë, ndërsa shtoi se Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian.

29 Mars 2025, 17:40 Nga r.ll
"Arvanitasit bënë histori si mbrojtësit e Kretës",
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë. Rama e ka konsideruar këtë ishull me rëndësi për të gjithë Evropë, ndërsa shtoi se Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Ai tha se arvanitasit në vitet e hershme kanë bërë histori duke ruajtur Kretën, ndërsa shtoi se sot janë mbledhur aty për të shkruar historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa.

"Më në fund mu dha mundësia të vij në vendlindjen e Zeusit, në Kretë. Ky vend ku historia ka parë shumë dhe ka lënë shumë gjëra me rëndësi jo vetëm për Greqinë por për gjithë Europën. Këtu në Kretë Zeusi, rrëmbeu princeshën Europa dhe prandaj dhe Europa mori emrin.

Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur edhe politikanë të mëdhenj dhe burra shteti të rëndësishem. Por si në cdo pjesë të Greqisë, shqiptarët kanë qenë të pandashëm. Edhe këtu arvanitasit janë të njohur se për vite të tëra kanë qenë mbrojtësit e Kretës. Ndërkohë u bënë pjesë e historisë dhe jetës së këtij ishulli. 

Sot jemi këtu për të shkruar një tjetër copëz historie së bashku. Historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa. Kur Skenderbeu u bë mburojë për Europën nuk kishte BE por vetëm Europë. Shekull pas shekulli endrra europiane shqiptari mori hov tjetër kur rinia shqiptare u bashkua nën thirrjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".", u shpreh Rama.

edi rama ne krete 29 mars 2025

Sondazh

Poll