Politike

Drejtuesit e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" zhvillojnë takim me Kurtin, Lapaj: E uruam për rezultatin e zgjedhjeve dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë

Ai thotë gjithashtu se Kurti i ka informuar për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet dy qeverive, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.

29 Mars 2025, 17:26 Nga r.ll
Drejtuesit e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet"
shabani, lapaj, kurti, sako

TIRANË- Drejtuesit e koalicionit  "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Sako kanë zhvilluar dje një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. 

Në një postim në Facebook, Lapaj ka ndarë dhe foto nga takimi mes tyre, ndërsa shkruan se uruan Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai shprehet se gjithashtu i kanë kërkuar bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë.

Ai thotë gjithashtu se Kurti i ka informuar për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet dy qeverive, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, me Endrin dhe Panon, takuam Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë. E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!

Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.

Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë!

adriatik lapaj nisma shqiperia behet albin kurti

Sondazh

Poll