Aktualitet

E pa gjithë bota por jo prokuroria/ Perla e Erjon Imerajt: S’dimë gjë që të jetë dëmtuar kryeministria (VD)

Në një konferencë për mediat Prokuroria ka bërë me dije detaje nge operacioni, duke thënë se po vijojnë hetimet. Tërmeti i 26 nëntorit, nga ana tjetër shkatërroi shumë banesa në Tiranë, e qytete të tjera, ku nuk kurseu as edhe godinat e institucioneve.
Featured image of article: E pa gjithë bota por jo prokuroria/ Perla e Erjon Imerajt: S’dimë gjë që të jetë dëmtuar kryeministria (VD) Erjon Imeraj

TIRANË- Prokuroria e Tiranës, prej ditësh po vijon një operacion për arrestimin e zyrtarëve dhe ndërtuesve të cilët kanë abuzuar me ndërtimet, të cilat gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019 pësuan dëmtime të shumta.

Në një konferencë për mediat Prokuroria ka bërë me dije detaje nge operacioni, duke thënë se po vijojnë hetimet. Tërmeti i 26 nëntorit, nga ana tjetër shkatërroi shumë banesa në Tiranë, e qytete të tjera, ku nuk kurseu as edhe godinat e institucioneve.

Të pyetur nga mediat prokurorët e çështjes, për dëmtime në godinën e Kryeministrisë, ata janë shprehur se nuk kanë dijeni për dëmtime. “Nuk dimë të ketë dëmtime në Kryeministri. Nuk na kanë njoftuar diçka të tillë”, u shpreh Erion Imeraj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 


Por faktet flasin kundër tij, pasi zv. ministri Artan Shkreli ka publikuar fotot nga brenda kryeministrisë, duke thënë se ka dëmtime të shumta. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive zgjodhi të tregonte ambientet e brendshme të Kryeministrisë, dhe tregonte dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment