Aktualitet

Punonte vetëm me një telefon për të vendosur bastet sportive, arrestohet 25-vjeçari në Korçë (EMRI+FOTO)

15 Janar 2020, 11:07 Nga DOSJA
Punonte vetëm me një telefon për të vendosur bastet

KORÇË- 25-vjeçari  me iniciale e H.XH është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar në lokalin e tij bastet sportive, një aktivitet i jashtëligjshëm në vendin tonë që para një viti.

Ai është banor në fshatin Barç të qytetit të Korçës dhe e  zhvillonte aktivitetin e jashtë- ligjshëm në lokalin e tij. Policia i ka sekuestruar shtetasit H.XH në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, me të cilin 25-vjeçari punonte për vendosjen e basteve sportive.

Të gjitha  materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, ndërsa ai ndodhet nën pranga për  veprat penale: “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 Njoftimi i policisë:

Korçë

Vijojnë kontrollet për evindentimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të cilët ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia arreston në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• H. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”

A.C;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjecari per bastet sportive korce arrestohet 25-vjecari per bastet sportive korce

Sondazh

Poll