Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën 85-vjeçarja (EMRI)

15 Janar 2020, 11:01 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën

Vlorë- Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj në fshatin Kallarat të Vlorës është përfshirë nga flakët.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka humbur jetën e moshuara Gastere Strati, e cila ka qenë vetëm në banesë në momentin që oxhaku i saj ka pësuar dëmtime dhe menjëherë e gjithë banesa është përfshirë nga flakët.

Ajo ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ja ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës. Nga hetimi i ekspertëve mjeko-ligjorë ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gastere strati humb jetën 85-vjeçarja në vlorë gastere strati humb jetën 85-vjeçarja në vlorë

Sondazh

Poll