Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Yzberisht/ Pronarja ka pësuar djegie të trupit në masën 20-25%

15 Janar 2020, 10:24 Nga DOSJA
Detaje nga shpërthimi në Yzberisht/ Pronarja ka pësuar djegie

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi sot në byrektoren në Yzberisht. Mësohet se Punëtorja e byrektores, Ardiana Mesi ndodhet te Spitali i Traumës, ndërsa pronarja Klodiana Simeci te Pavioni i Djegies në QSUT. Kjo e fundit po kryen të  gjitha ekzaminimet e nevojshme, pasi ka pësuar djegie në masën 20-25% të trupit dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Një bombol gazi ka shpërthyer në orën 07:25 të mëngjesit të sotëm brenda një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberishtit, ku si pasojë janë plagosur lehtë bashkëpronarja e biznesit Klodiana Simeci, punëtorja Ardiana Mesi si edhe punëtorja tjetër me iniciale M.P. Dosja.al mëson se bombola e gazit në këtë byrektore ishte harruar hapur që ditën e djeshme ndërsa gjatë natës, gazi ka rrjedhur duke u përhapur në të gjithë ambientin. Sapo dera është hapur mëngjesin e sotëm nga pronarja Simeci ka ndodhur shpërthimi.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardiana mesi klodiana simeci shpërthen bombola e gazit në yzberisht ardiana mesi klodiana simeci shpërthen bombola e gazit në yzberisht

Sondazh

Poll