Politike

Meta në listë të hapur më 11 Maj/ Kryemadhi: Tregoi që është sfidant! Jam e zhgënjyer nga kryesia e PL-së

Kryemadhi thotë se është ndjerë pak e zhgënjyer nga kryesia e PL-së, lidhur me listat, ndërsa shtoi se ajo po bën dhe do vazhdojë të bëjë fushatë për ti siguruar vota Metës më 11 Maj. 

27 Mars 2025, 21:11 Nga B.Z
Meta në listë të hapur më 11 Maj/ Kryemadhi: Tregoi që
Monika Kryemadhi

TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me listat e kandidatëve të Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i kësaj force politike, Ilir Meta kandidon në listë të hapur, dhe lidhur me këtë Kryemadhi ka thënë se Meta tregoi se është sfidant. 

Kryemadhi thotë se është ndjerë pak e zhgënjyer nga kryesia e PL-së, lidhur me listat, ndërsa shtoi se ajo po bën dhe do vazhdojë të bëjë fushatë për ti siguruar vota Metës më 11 Maj. 

Pjesë nga intervista

Blendi Fevizu: Çfarë ju ka mbetur tani për Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Më ka mbetur respekti për babin e fëmijëve të mi dhe ajo që është më e dhimbshmja për mua është zhgënjimi me njerëzit që kanë qenë pranë tij dhe pranë meje.

Blendi Fevizu: Kur bie nga pushteti a zhduken këto njerëz?

Monika Kryemadhi: Patjetër. Zhduken zoti Fevziu sepse kur bie nga pushteti kupton që këto njerëz janë vetëm kërmij që vetëm zvariten.

Blendi Fevizu: A kanë mbetur miq të vërtetë që nuk jua kanë lënë edhe në ditën tuaj të vështirë?

Monika Kryemadhi: Do ju them një ndjesi zoti Fevziu. Ditën që Ilir Meta vendosi për të dalë në listë të hapur sigurisht unë kisha marrë vendimin që nuk do të merresha më me fushatë. Do të shkoja vetëm të votoja për koalicionin. Normalisht kisha në plan të kandidoja si e pavarur sepse të kandidoje si e pavarur duheshin shumë pak vota 15 500 vota për ta marrë, por çdo kandidim përveç se do të ndante votën e Partisë së Lirisë do të krijonte edhe një lloj ndarje për opozitën dhe sot nuk është çështja e një egoje personale të Monikës apo të dikujt tjetër.

Blendi Fevizu: Pra ju u tërhoqët për t’i dhënë mundësi Metës apo për të mos demtuar opozitën.

Monika Kryemadhi: Unë politikisht për të mos dëmtuar opozitën, por nga ana tjetër njerëzore dhe familjare për të mos futur në konflikt fëmijët e mi midis meje dhe Ilir Metës. Në aspektin që ishin fëmijët ata që unë duhet t’i kthehem rolit të mamasë. Sigurisht më erdhi shumë keq. U ndjeva shumë e zhgënjyer. Jo për vendimin e Ilir Metës se Ilir Meta sfidat ka qenë dhe por mua vendimi i daljes në listë të hapur të tij ka sjellë Ilir metën e viteve 2000. Por ajo që më ka shqetësuarështë që një kryesi që me votë anonime pranoi kandidimin e Ilir Metës në listë të hapur. Dalja e zotit Meta në listë të hapur tregoi edhe njëherë që ai është një sfidat që maksimizon votën në maksimum për opozitën atë të cuilën mua më ka bërë që sot që nga ajo ditë që kam dalë haptazi kërkoj votën për Ilir Metën.

Blendi Fevizu: Ke dalë po bën fushtë?

Monika Kryemadhi: Po bëj fushatë dhe nuk do të ndalem deri në 11 Maj dhe është hera e fundit e imja, për t’i dhënë çdo votë Ilir Metës sepse ajo që kam kuptuar është që largimi që kemi bërë nga elektorati ëstë që njerëzit e duan Ilir Metën dhe janë mirënjohës.

pl zgjedjhe 11 maj monika kryemahdi-ilir meta

Sondazh

Poll