Politike

"Zoti t'jua pranojë argjërimin"/ Berisha merr pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë: Uroj që kjo sakrificë të shndërrohet në mirësi

Berisha uroi besimtarët myslimanë për agjërimin e Ramazanit dhe shprehu mirënjohjen e tij për sakrificat e bëra nga ata. Kryedemokrati u shpreh më tej se sakrifica është çelësi i arritjeve të çdo individi dhe kombi, duke shpresuar që viti i ardhshëm të sjellë një Ramazan dhe Bajram më të mirë.

27 Mars 2025, 20:37 Nga B.Z
"Zoti t'jua pranojë argjërimin"/ Berisha merr
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë nga kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe njëkohësisht kandidatja e Opozitës për Qarkun Tiranë, Adriana Kalaja.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Berisha uroi besimtarët myslimanë për agjërimin e Ramazanit dhe shprehu mirënjohjen e tij për sakrificat e bëra nga ata.

Kryedemokrati u shpreh më tej se sakrifica është çelësi i arritjeve të çdo individi dhe kombi, duke shpresuar që viti i ardhshëm të sjellë një Ramazan dhe Bajram më të mirë.

"Nga zemra, uroj për secilin prej jush, uroj për të gjithë besimtarët e kësaj zone dhe kudo që janë dhe që agjerojnë Ramazanin, që Zoti i madh t’ua pranojë sakrificën e tyre. T’ua pranojë sakrificën, sepse njeriu dhe njerëzimi gjithçka të mirë kanë arritur e kanë arritur me sakrificë. Uroj që kjo sakrificë të shndërrohet në mirësi, në të mira për ju, familjet tuaja dhe për shqiptarët kudo që janë",- tha Berisha. 

Kryetari i Partisë Demokratike uroi që vinin e ardhshëm Ramazani dhe Bajrami ti gjej shqiptarët ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojnë.

"Uroj që muaji tjetër i Ramazanit dhe Bajrami tjetër, vitin e ardhshëm, të na gjejnë ashtu siç duhet dhe ashtu siç meritojmë. Kanë qenë vite sakrificash, vite me plot sakrifica dhe dhimbje, por gjithçka që është bërë, çdo sakrificë është bërë për dinjitet njerëzor, është bërë për vlerat që besojmë, për besimin tek Zoti dhe besimin tek ky vend",- tha Berisha. 

 

sali berisha muaji i shenjte i ramaz

Sondazh

Poll