Politike

Publikoi foton me macen e Metës/ Kryemadhi: Nuk ka asnjë domethënie! Kujt i djeg le ta mbajë

Monika theksoi se është vetëm një kafe e mëngjesit para se të iki për palestër. 

27 Mars 2025, 21:05 Nga B.Z
Publikoi foton me macen e Metës/ Kryemadhi: Nuk ka asnjë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për foton e publikuar pak ditë më parë në rrjete sociale, ku shfaqej me macen e ish-bashkëhsortit të saj Ilir Meta.

E ftuar në emisionin "Opinion", Kryemadhi u pyet se çfarë domethënie ka fotoja, por ajo theksoi se nuk ka asnjë domethënie. kryemadhi tha se ajo foto ishte vetëm një kafe e mëngjesit me macen para se të ikte për palestër. 

"Kjo është shoqëria Një shoqëri si Shqipëria është pak e çuditshme. Në fakt nuk ka asnjë domethënie. Është një kafe e mëngjesit e imja para se të iki për palestër, dhe njerëzve u pëlqen të hamendësojnë. Kujt i djegi le ta mbajë",- tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll