27 Mars 2025, 19:32
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qënë një nga temat më të komentuara së fundmi në vend. Qeveria mori vendimin për mbylljen e aplikacionit në fillim të këtij muaji, me pretendimin se ky rrjet social cënon sigurinë e fëmijëve nisur nga ngjarjet e regjistruara së fundmi mes adoleshentëve disa prej të cilave kanë rezultuar fatale.
Vetë kreu i qeverisë në një komunikim me ndjekësit këtë të enjte konfirmoi edhe njëherë mbylljen e TikTok teksa u shpreh se procedura për mbylljen e aplikacionit në celularë ka përfunduar. Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.
"Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne", tha Rama.
Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga opozita e cila e ka kundërshtuar mbylljen e aplikacionit. Opozita pretendon se mbyllja e TikTok në prag fushate elektorale është një censurë ndaj fjalës së lirë, ndërsa e ka sfiduar vendimin e qeverisë me shkarkimin e VPN-së.
Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference të zhvilluar sot me gazetarët u shpreh se mbyllja e rrjetit social, është një akt i shëmtuar, ndërsa shtoi se tashmë ai ka shkarkuar VPN-në dhe u bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të njëjtën gjë.
"Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok. Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut. I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri," tha Berisha.
Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe kryedemokrati vijojnë kundërshtimet për platformën, duket se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Referuar një postimi të publikuar së fundmi nga Proton VPN, thuhet se përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Shqipëri ka pësuar rritje. Dhjetëra qytetarë shqiptarë, referuar postimit, kanë shkarkuar VPN për të vijuar aksesin në rrjetin social, pavarësisht mbylljes së aplikacionit me vendim qeverie.
"Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë TikTok. Përdorimi i ProtonVPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas",- thuhet në postimin në "X".
sali berisha edi rama mbyllja e rrjetit social tiktok
Politike
27 Mars 2025, 19:33
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evro...
Politike
27 Mars 2025, 19:22
Esmeralda Topi
Foto ilustruese
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si ka...
Politike
27 Mars 2025, 19:09
B.Z
Takimi
KOSOVË - Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar ...
Politike
27 Mars 2025, 18:03
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Lëvizja Vetëvendosje njoftoi këtë të enjte se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vl...
Politike
27 Mars 2025, 17:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjed...
Politike
27 Mars 2025, 17:19
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit t&eu...
Politike
27 Mars 2025, 16:48
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka certifikuar këtë të enjte rezultatet e zgjedhjeve parla...
Politike
27 Mars 2025, 16:31
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirr...
Politike
27 Mars 2025, 16:04
B.Z
Gen Gjokutaj
TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të...
Politike
27 Mars 2025, 15:52
E. D
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushat&eum...