“Isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan”, Berisha: Blinken, zyrtar i padenjë!
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me shpalljen non grata të tij nga ana e SHBA-së. I ftuar në&n...
Berisha tha se në momentin që mori vesh vendimin e Blinken për të, i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos përzihej as ai dhe as partia më këtë punë.
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se e dinte shumë mirë që Partia Demokratike do të përçahej në momentin që ai u shpall 'non grata'. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha tha se në momentin që mori vesh vendimin e Blinken për të, i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos përzihej as ai dhe as partia më këtë punë.
“Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’. Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë. Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste. Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’ . u thashë ‘ 8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë. I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë ‘ do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit,” u shpreh Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me shpalljen non grata të tij nga ana e SHBA-së. I ftuar në&n...
Kryemadhi, Meta TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisi...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për foton e publikuar pak ditë më par&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një iftar të ...
Foto ilustruese TIRANË - Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qënë një nga temat më të komentuara së fundmi në vend. ...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evro...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si ka...
Takimi KOSOVË - Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar ...
Foto ilustruese KOSOVË - Lëvizja Vetëvendosje njoftoi këtë të enjte se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vl...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjed...