Aktualitet

Gjente tritol e mina me telekomandë, ekstradohet nga Zvicra 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

15 Janar 2020, 08:30 Nga DOSJA
Gjente tritol e mina me telekomandë, ekstradohet nga Zvicra

TIRANË– Një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar sot nga Zvicra në Shqipëri, ku dhe do të vuajë dënimin me 6 vite burg. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se është ekstraduar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ai rezulton i dënuar me 6 vite burg, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur fajtor për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët. Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg. Nga specialistët e  ZQK Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë“, shkruan Policia në një njoftim.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES: Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet glerian hyseni ekstradohet shqiptari glerian hyseni ekstradohet glerian hyseni ekstradohet shqiptari glerian hyseni

Sondazh

Poll