Aktualitet

Shpërthimi i bombolës në Ybzerisht/ Policia: Janë lënduar lehtë bashkëpronarja dhe dy punëtoret

15 Janar 2020, 07:32 Nga DOSJA
Shpërthimi i bombolës në Ybzerisht/ Policia: Janë

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda byrektores në zonën e Yzberishtit të Tiranë. Policia e Tiranës njofton se nga shpërthimi i bombolës së gazit  janë lënduar lehtë gruaja me iniciale K.S (bashkëpronarja e biznesit), si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthen bombola e gazit në yzberisht shpërthen bombola e gazit në yzberisht

Sondazh

Poll