Bota

Irani arreston personin që regjistroi videon, në momentin kur avioni ukrainas u rrëzua

15 Janar 2020, 07:20 Nga DOSJA
Irani arreston personin që regjistroi videon, në momentin kur avioni

IRAN– Irani thotë se ka arrestuar personin që ka regjistruar videon ku duket se aeroplani ukrainas është qëlluar nga një raketë me urdhër të  qeverisë Iraniane.

Sipas mediave të huaja është mësuar se personi që po ndalohet do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare.

Avioni “Boeing” është rërzuar vetëm pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit të mërkurën e 8 janarit duke ju shkaktuar vdekjen 176 personave që ishin në bord.

Irani tha më herët se avioni është rrëzuar aksidentalisht, por më pas pranoi fajin duke çuar vendin  në protesta antiqeveritare.

Por ditën e djeshme zyrtarët iranianë deklaruan  se kanë nisur arrestimet, pa treguar numrin e saktë dhe emrat e të arrestuarëve.

Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyhej nga një “gjykatë speciale”.

“Ky nuk do të jetë një rast i rregullt dhe i zakonshëm. E gjithë bota do të vëzhgojë këtë gjykatë,” tha ai në një fjalim.

Rouhani theksoi gjithashtu se “ngjarja tragjike” nuk duhet të fajësoj vetëm një individ.

Irani ka pranuar se e shkaktoi aksidentin e aeroplanit PS752 të Ukrainian International Airlines, i cili u godit nga një raketë me rreze të shkurtër jo shumë kohë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit. Rrëzimi i këtij avioni la pas 176 pasagjerë të vdekur dhe të gjithë ekuipazhin. Shumica e viktimave ishin nga Irani dhe Kanada.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet personi qe rregjistroi videon iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine arrestohet personi qe rregjistroi videon iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine

Sondazh

Poll