Aktualitet

Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria e Tiranës jep pretencën për Antonela dhe Mariela Berishën

Mësohet se prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite heqje lirie.

25 Mars 2025, 13:54 Nga I.A
Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria e Tiranës jep pretencën për
Antonela Berisha, Marinela Berisha dhe Klea Prenga

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga. Mësohet se prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite heqje lirie. Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.

mariela berisha klea prenga

Sondazh

Poll