Aktualitet

Tragjedia në Vushtrri të Kosovës/ Mësohet identiteti i 42-vjeçares, la pas tre fëmijë

Ngjarja e rëndë në fshatin Stanovc, ku një burrë vrau një grua me armë zjarri dhe më pas kreu vetëvrasje

24 Mars 2025, 20:40 Nga A.Ll

Tragjedia në Vushtrri të Kosovës/ Mësohet identiteti i

KOSOVA - Një krim i rëndë tronditi pasditen e sotme fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua dhe një burrë u gjetën pa shenja jete pranë një nënkalimi. Sipas raportimeve, gruaja u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, i cili më pas i dha fund jetës së tij.

Mësohet se viktima është 42-vjeçarja Nexhmie Musliu Haradini, nënë e tre fëmijëve. Ajo u vra nga 58-vjeçari Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza”, ku më parë kishte punuar e ndjera. Pasi kreu vrasjen, Morina vendosi t’i japë fund jetës së tij.

E ndjera la pas tre fëmijë—një djalë 18-vjeçar dhe dy vajza më të vogla. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia dhe prokuroria janë në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm. Familjarët dhe të afërmit e viktimës janë të shokuar, ndërsa komuniteti i Vushtrrisë po përjeton një trishtim të thellë pas kësaj tragjedie.

stanovc të vushtrrisë vrasja e dyfishte kosova

Sondazh

Poll