Aktualitet

Plagoset me thikë i moshuari brenda lokalit në Berat, në kërkim autori (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”, ku një person i identifikuar si Dhane Fatiu ka hyrë në ambjentet e një lokali dhe ka qëlluar me thikë në bark punonjësin e këtij lokali Todi Biçaku.

24 Mars 2025, 20:40 Nga B.Z
Plagoset me thikë i moshuari brenda lokalit në Berat, në
Policia

BERAT - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Beratit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”, ku një person i identifikuar si Dhane Fatiu, ka hyrë në ambjentet e një lokali dhe ka qëlluar me thikë në bark 85-vjeçarin, Todi Biçaku.

Ky i fundit është tranportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

plagposje me thike berat

Sondazh

Poll