Aktualitet

“Spektakël” në rrugët e Perugias: Shqiptari hedh drogën nga makina dhe tenton arratisjen

24-vjeçari u kap pas një ndjekjeje nga Karabinierët, të cilët zbuluan kokainën e hedhur nga dritarja e automjetit

24 Mars 2025, 20:00 Nga A.Ll

“Spektakël” në rrugët e Perugias: Shqiptari hedh

ITALI - Një skenë që duket si e dalë nga një film aksion ndodhi në rrugët e Perugias, ku një 24-vjeçar shqiptar tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke hedhur drogën nga dritarja e makinës dhe duke u larguar me shpejtësi. Por përpjekja e tij për t’iu shmangur Karabinierëve përfundoi me prangosjen e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë një patrullimi të Karabinierëve të Radiomobile në qendrën historike të Perugias. Pasi vunë re sjelljen e dyshimtë të të riut, oficerët u përpoqën ta ndalonin, por ai reagoi menjëherë duke shtuar shpejtësinë dhe duke hedhur nga dritarja dy kontejnerë plastikë.

Arratisja nuk zgjati shumë, pasi policia e ndaloi atë pak çaste më vonë. Pas gjetjes dhe kontrollit të kontejnerëve të braktisur, u konstatua se brenda tyre ndodheshin 20 pako me kokainë të vulosura me nxehtësi, me një peshë totale rreth 15 gram. Gjatë kontrollit personal, atij iu gjet edhe një shumë prej 110 eurosh, e dyshuar si e ardhur nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

Gjykata e Perugias e konfirmoi arrestimin, duke i dhënë fund aventurës së tij të shkurtër të arratisjes. Ky rast shënon edhe një tjetër goditje ndaj trafikantëve të drogës në rajon, ndërsa autoritetet italiane vazhdojnë luftën e tyre kundër krimit të organizuar.

 

perugia itali droga shqiptari

Sondazh

Poll