Aktualitet

PAMJE të dhimbshme/ 42-vjeçarja u vra nga pronari i furrës së bukës, ja momenti kur bashkëshorti njoftohet për vdekjen e të shoqes

Siç raportojnë mediat e Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 42 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

24 Mars 2025, 19:59 Nga E. D
PAMJE të dhimbshme/ 42-vjeçarja u vra nga pronari i furrës
foto ilustruese

KOSOVË- Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrajsa në Komunën e Vushtrisë ku dy persona humbën jetën, pronari i një furre buke dhe ish-punonjësa. Gjithashtu është publikuar edhe momenti kur bashkëshorti i 42-vjeçares që u vra nga pronari i furrës së bukës së bukës njoftohet me lajmin e trishtë për vdekjen e të shoqes. Siç raportojnë mediat e Kosovës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 42 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria  e Kosovës në një njoftim për publikun.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.

 

vrasja ne kosove

Sondazh

Poll