24 Mars 2025, 18:55
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një dekadë si këshilltar i afërt i Niko Peleshit, gjatë detyrave të tij në ekzekutiv dhe si kryetar i grupit parlamentar socialist.
Në bordin me 10 anëtarë janë gjithashtu këshilltari i ish-ministrit socialist Bledi Çuçi, një ish-zëvendësministër në qeverinë “Rama” dhe emra që vijnë nga fusha e artit apo gazetarisë, por që kanë një sfond politik ose afërsi me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN se ka ndjekur nga afër çështjen e shkarkimit në bllok të anëtarëve të Këshillit Drejtues të transmetuesit publik dhe emërimin e anëtarëve të rinj nga Parlamenti, duke ritheksuar rëndësinë e pavarësisë së RTSH-së për përmbushjen e standardeve demokratike.
“Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.
BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”.
“Ndër angazhime të tjera të deklaruara, Shqipëria duhet të sigurojë që këshilli drejtues që mbikëqyr transmetuesin publik të ketë një përbërje pluraliste, të përbëhet nga individë të kualifikuar, të përfaqësojë komunitetin mediatik dhe të gëzojë autonomi nga kontrolli i qeverisë dhe korporatave,” thekson reagimi i BE-së, duke lënë të kuptohet qartë se votimi i fundit në Kuvend nuk i përmbush këto angazhime.
Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias.
Përbërja e bordit të ri drejtues, i zgjedhur vetëm pak ditë pasi Parlamenti vendosi të shkrijë bordin e mëparshëm me akuzat për shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, u kritikua edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi votimin mbizotërim të interesave të ngushta partiake mbi interesin publik dhe një humbje e mundësisë për të kthyer RTSH-në në një institucion dinjitoz dhe të pandikuar politikisht.
Bordi i kontestuar si politik do të nisë punën me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.
Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga Parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN
bordi drejtues rtsh
Aktualitet
24 Mars 2025, 18:37
B.Z
Rayyan Alwan
TIRANË - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e vajzës me origjinë nga Palestina në Tira...
Aktualitet
24 Mars 2025, 18:26
A.Ll
Pamje nga protesta ne Serbi
SERBI - Në 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, studentët në Beograd o...
Aktualitet
24 Mars 2025, 18:22
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Detaje të reja kanë dalë në deitë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regji...
Aktualitet
24 Mars 2025, 17:05
E. D
Hossam Shabat
GAZA- Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë dy punonjës të medias, duke përfshirë një ga...
Aktualitet
24 Mars 2025, 17:01
B.Z
Ardit Zymeri, Bleon Dibrani
KOSOVË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mbr&eu...
Aktualitet
24 Mars 2025, 16:55
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komun&eum...
Aktualitet
24 Mars 2025, 16:50
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari....
Aktualitet
24 Mars 2025, 16:25
E. D
pamje nga vendi ngjarjes
KOSOVË- Detaje të reja janë raportuar nga vrajsa në Komunën e Vushtrisë ku dy persona humbë...
Aktualitet
24 Mars 2025, 16:18
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Të shtëna me me armë zjarri ka ndodhur në Komunën e Vushtrisë. Si pasojë e të sh...
Aktualitet
24 Mars 2025, 16:11
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua më 20 mars nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se është përfsh...