Politike

"Këshilli i të kthyerve!" Rama: Emigrantët janë burim njerëzor i çmuar për vendin

Ai tha se emigrantët sjellin dije të reja dhe janë një burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar për vendin. 

24 Mars 2025, 11:18 Nga M.B
"Këshilli i të kthyerve!" Rama: Emigrantët janë
Edi Rama

SARANDA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj në Sarandë. Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në vend, dhe të krijojnë atë që e quajti si "Këshilli i të kthyerve". Ai tha se emigrantët sjellin dije të reja dhe janë një burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar për vendin. 

“Saranda do të bëjë modelin e parë të një Kuvendi të të kthyerve. Emigrantët sjellin dije të reja dhe mënyrë të të parit botës. Të gjitha vendet që e kanë pasur këtë moment që na qëlloi ta jetojmë të fundit sepse të fundit dolëm nga rrethimi i kanë parë hajrin këtij investimi individual sepse të dalësh të kërkosh jetë diku tjetër, është investim individual por i bashkuar, kthehet në një investim kolektiv. Çdo emigrant që kthehet është burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar dhe Olti, ju dhe Saranda e ndërtoi këshillin e të kthyerve", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll