24 Mars 2025, 08:33
Nga r.ll
pamje nga inspektimet
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugë Bunav-Kërkovë në Vlorë. Rama ishte i shoqëruar drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Kryeministri u shpreh se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për të përmirësuar infrastrukturën e godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale.
“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira. Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me fondin, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë.”, u shpreh Rama.
Gjatë inspektimeve, Rama ka takuar edhe disa nga banorët e zonës, ndërsa kanë shkëmbyer batuta pasi një banor i tha Ramës se ka ndërruar parti për të.
Pjesë nga biseda me banorët:
Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër
Rama: Ke ndërruar parti për mua?
Banori: Po, që në 2013, po për ty
Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.
Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti
Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.
Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?
Banori: Në asnjë mënyrë jo
Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.
edi rama vlore rruga bunavi- kerkove
Politike
24 Mars 2025, 07:54
N.F
Clinton
KOSOVË- Më 24 Mars 1999, SHBA dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filluan sulmet ajrore kundër Jugos...
Politike
23 Mars 2025, 21:43
M.B
Foto nga takimi
ITALIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot disa takime në Itali ku ndër të tjera ka tak...
Politike
23 Mars 2025, 20:16
M.B
Edi Rama dhe Lulzim Basha
TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Lulzim Basha vijojnë replikat në distancë mes tyre në...
Politike
23 Mars 2025, 19:20
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur nga takimi me kandidatët e rinj për deputet në Vlorë, edhe për nj&eu...
Politike
23 Mars 2025, 19:00
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Politike
23 Mars 2025, 18:59
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e partisë Socialiste në Vlorë. Rama tha s...
Politike
23 Mars 2025, 18:45
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Politike
23 Mars 2025, 18:36
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Politike
23 Mars 2025, 18:34
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot një tjetër kantier, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që ...
Politike
23 Mars 2025, 18:16
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...