Politike

"24 Marsi, dita kur liria mori krahë", Osmani: Aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes për të mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë

Osmani shkruan se data 24 mars është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti.

24 Mars 2025, 09:24 Nga N.F

"24 Marsi, dita kur liria mori krahë", Osmani: Aleatët e

Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në "Facebook" në 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe. Osmani shkruan se data 24 mars është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti.

Ajo shtoi se aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë dhe i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Presidentja shton se sot pas 26 vitesh Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

"24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti! Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!" thuhet në reagimin e Osmanit.

Bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore ndaj Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, nisën pas dështimit të negociatave të vitit 1999 për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, teksa pala serbe refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe në Rambuje.

Bombardimet, që zgjatën 78 ditë, u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte administrimin e Kosovës nga një mision i OKB-së.

"24 Marsi, dita kur liria mori krahë", Osmani: Aleatët e

osmani kosova nato

Sondazh

Poll