Politike

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Dredha: Javën e ardhshme do të fillojmë me vendosjen e mbeturinave në landfillin e Sherishtës

Dredha shtoi se do të kapsulohet landfilli i Vlorës, por edhe ai i Orikumit.

24 Mars 2025, 10:17 Nga r.ll
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Dredha: Javën e
ermal dredha

VLORË- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur lidhur me zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Dredha u shpreh se zjarri është aktivizuar gjatë mesnatës dhe zjarrfikësit janë në terren për ta izoluar plotësisht.

Ai u shpreh gjithashtu se po merren masa për mbetjet në këtë zonë, ku tha se brenda një jave do të transportohen në landfillin e Sherishtës. Dredha shtoi se do të kapsulohet landfilli i Vlorës, por edhe ai i Orikumit.

"Zjarri ka filluar mbrëmë, diku rreth orës 22:00 rreth orës 23:30 zjarri ishte pothuajse nën kontroll, nga mesnata filloi përsëri dhe sot ka pasur më shumë prani zjarri. Perimetri ku ka zjarr tani është i menaxhueshëm. Ka më shumë tym, megjithatë zjarrfikësit janë në terren për ta izoluar plotësisht. Ka probleme me menaxhimin e administratës komunale, do të merren masa edhe ndaj individëve nëse nuk kanë reaguar apo nuk kanë reaguar me kohë. Landfilli i Sherishtës do të vihet në punë maksimumi për një javë. Shpresojmë që nga java e ardhshme të fillojmë me vendosjen e mbetjeve në landfillin e Sherishtës dhe më pas të marrim masa për të inkapsuluar sa të mundemi, me dheun si fazë të parë, si landfillin këtu, ashtu edhe atë të mbetjeve në Orikum”, tha Dredha.

Kjo është hera e disatë që fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës përfshihet nga flakët. Në dhjetorin e vitit të kaluar ishte hera e fundit.

ermal dredha zjarri ne fushen e mbetjeve ne vlore

Sondazh

Poll