Politike

Rama kritika bizneseve: Ka ngelur pa parë vetëm shezllonge nën ujë dhe çmime 1 mijë euro!

Rama gjithashtu tha se duhet bërë një kompromis për hapësirat për personat të cilët nuk duan të përdorin shezllongët.

24 Mars 2025, 11:04 Nga N.F
Rama kritika bizneseve: Ka ngelur pa parë vetëm shezllonge nën
Rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Sarandë nuk ka kursyer biznesmenët të cilët i ka kritikuar. Rama u shpreh se ka ngelur pa parë vetëm shezllonge nën ujë dhe çmime 1 mijë euro.

Ai shtoi se ua di hilet bizneseve por theksoi se ua qan edhe hallin. Rama gjithashtu tha se duhet bërë një kompromis për hapësirat për personat të cilët nuk duan të përdorin shezllongët.

"Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni. Ky ka një problem, është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej. Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin.

Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget. Ma ha mendja se aty po të futesh me familje, në fund të 15 ditëshit, mos të dalësh me familje tjetër. Aty duhet bërë edhe një gjykatë për divorce në kohë reale se u ndava me këtë, dhe u bashkove me atë. Aty nuk e di se si, jam i bindur se me atë plazh që ka Ksamili. Po ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil, i bindur se mund të ketë shumë shtatzanira. I gjithë Ksamili është si një krevat i madh," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll