Aktualitet

"Kishte si qëllim që ta shiste në Tiranë!" U kap me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari

Sipas njoftimit, në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 24-vjeçarin, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

24 Mars 2025, 09:19 Nga M.B
"Kishte si qëllim që ta shiste në Tiranë!" U kap
Arma

TIRANA- Një 24-vjeçar banues në Kukës është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë zjarri me vete. Sipas njoftimit, në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 24-vjeçarin, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”. U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll