Aktualitet

VIDEO/ Automjeti i policisë kreu parakalim brenda tunelit të Murrizit, Drejtoria Policisë Dibër: Gjobitet dhe nis hetimi disiplinor ndaj punonjësit dhe shefit të Komisariatit Mat

Në reagim thuhet se është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, i cili rezulton të jetë punonjësi i Policisë, Inspektor A.S. 

23 Mars 2025, 20:46 Nga M.B
VIDEO/ Automjeti i policisë kreu parakalim brenda tunelit të Murrizit,
Automjeti

DIBRA- Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka reaguar pas postimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqej një automjet policie duke kryer parakalim brenda tunelit të Murrizit. Në reagim thuhet se është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, i cili rezulton të jetë punonjësi i Policisë, Inspektor A.S. 

Bëhet me dije se për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën admistrative me vlerë 40000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit. Gjithashtu në njoftim thuhet se për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje.

"Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”," thuhet në njoftim.

 

 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social "JOQ Albania", ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda tunelit të Murrizit, menjëherë është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, punonjësi i Policisë, Inspektor A.S.

Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën admistrative me vlerë 40000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.

Ndërkohë, për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar reagim të shpejtë e profesional.

tuneli i murrizit

Sondazh

Poll