Aktualitet

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, arrestohet i dyshuari, detaje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.

24 Mars 2025, 08:04 Nga M.B
FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, ka humbur jetën pas qëllimit me armë zjarri.

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Ardit Zymeri

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Bleon Dibrani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë e gjatë. Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja si prova materiale. Momentalisht nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë arsye tjetër. 

vrasje ne kosove

Sondazh

Poll