Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri mes disa personave, humb jetën 19-vjeçari në Kosovë

Policia e Kosovës njofton një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë nga plagët e pësuara.

23 Mars 2025, 22:32 Nga M.B
Të shtëna me armë zjarri mes disa personave, humb jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrisë në Kosovë mbrëmjen e sotme nga ku raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri mes disa personave.

Policia e Kosovës njofton se një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë nga plagët e pësuara. Gjithashtu bëhet me dije se njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar. 

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Momentalisht rrethanat e detajeve në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta ndërsa priten rezultatet e hetimeve.

vrasje ne kosove

Sondazh

Poll