Aktualitet

"Një pjesë e dyshemesë së mjetit pa vida!" Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Mediat e huaja shkruajnë se hetuesit i ndaluan 2 personat pasi vunë re se një makinë në zonën e Brignano Gera d’Adda i afrohej një kamioni të parkuar dhe i dorëzonin qese të mëdha plastike shoferit përpara se të largoheshin me nxitim.

23 Mars 2025, 19:46 Nga M.B
"Një pjesë e dyshemesë së mjetit pa vida!" Kapet
Foto nga operacioni

ITALIA- Një 35-vjeçar rumun dhe një shqiptar 39-vjeçar janë arrestuar nga agjentët policorë në Milano me akuzën e posedimit për qëllim të shitjes së mbi 90 kilogramëve marijuanë. Mediat e huaja shkruajnë se hetuesit i ndaluan 2 personat pasi vunë re se një makinë në zonën e Brignano Gera d’Adda i afrohej një kamioni të parkuar dhe i dorëzonin qese të mëdha plastike shoferit përpara se të largoheshin me nxitim.

Në atë moment policia vendosi të kontrollonte kamionin, me targa rumune, duke gjetur çantën e madhe të dorëzuar pak më parë nga personi në makinë dhe një pjesë të dyshemesë së mjetit pa vida. Duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios së kamionit, agjentët gjetën pako të shumta marijuane me një peshë totale prej rreth 90 kilogramë.

italia

Sondazh

Poll