Aktualitet

Zbardhen tetë raste vjedhjesh, arrestohen dy persona në Peqin

Policia bën e ditur se janë sekuestruar pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri  dhe municion luftarak.

22 Mars 2025, 14:24 Nga E. D
Zbardhen tetë raste vjedhjesh, arrestohen dy persona në Peqin
foto ilustruese

PEQIN- Policia në Peqin ka zbardhur 8 raste vjedhjesh në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, ku si pasojë janë vënë në pranga dy persona. Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri  dhe municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed”, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive. Nga ky hetim janë zbardhur 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, janë sekuestruar pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri  dhe municion luftarak.

Gjithashtu policia ka vënë në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje. Penalisht janë proceduar 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

peqin

Sondazh

Poll