Aktualitet

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U la në burg, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Tentova të hap dyert por makina shpërtheu, më pas kontaktova kompaninë për të sjellë...

Më pas është shprehur se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe bashkë me katër familjarë është dorëzuar në Komisariatin e Kamzës. 

22 Mars 2025, 12:29 Nga r.ll
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U la në burg, zbardhet
vendngjarja

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lën në burg Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj, që fatkeqësisht humbën jetën. 

Për Aleksandër Krrashin u caktua masën “burg pa afat”. Para trupës gjykuese, Krrashi ka deklaruar se ka tentuar të hapë dyert e mjetit ku ndodhenin të rinjtë por makina ka shpërthyer dhe nuk ka mundur t'i ndihmojë më tej.

Ai ka thënë se ka kontaktuar dhe kompaninë ku punonte dhe u ka kërkuar të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. Më pas është shprehur se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe bashkë me katër familjarë është dorëzuar në Komisariatin e Kamzës. 

"Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova.", ka thënë i riu.

Krejt e kundër ka qenë dëshmia e një familjareje të tre prej viktimave në familjen Laçi. Ajo ka treguar dje se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania. Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar. Fatkeqësisht të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti u dogjën brenda mjetit.

Në seancën e sotme, Gjykata la në qeli edhe Valentin Krrashi, kushëririn e shoferit të betoniere, për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja. Gjithashtu u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Në kërkim vijon të jetë pronari i firmës, Saimir Hoxha. Ky i fundit rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

aksidenti ne fushe preze

Sondazh

Poll