Aktualitet

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve uron besimtarëve Sulltan Novruzin: Ta duam më shumë njërit tjetrin

Baba Mondi u shpreh se duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe të jemi falenderues ndaj Zotit për të mirat që kemi. 

22 Mars 2025, 10:55 Nga r.ll
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjeve uron besimtarëve Sulltan Novruzin:
kryegjyshi botëror i bektashinjve

TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar sot të gjithë besimtarëve festën e "Sulltan Novruzit.

Baba Mondi u shpreh se duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe të jemi falenderues ndaj Zotit për të mirat që kemi. 

“Ta duam më shumë njërit tjetrin. Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Baba Mondi ndër të tjera.

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV.

baba mondi sulltan novruzi

Sondazh

Poll